Fushata zgjedhore po zhvillohet mirë dhe pa asnjë incident apo rast që prish qetësinë

Në takimin e koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë këtyre dy jave ku po zhvilliohet fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare, e për të cilën u tha se po zhvillohet mirë dhe pa asnjë incident apo rast që prish qetësinë.

Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i Stacionit policor në Suharekë kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave. Sylaj ka bërë të ditur se në komunën tonë nuk ka ndonjë incident apo rast të paraqitur për inicim sa i përket fushatës zgjedhore. Policia po kryen detyrën e saj dhe nga java e ardhshme do të fillohet me ligjërata nëpër shkolla ku do të trajtohen tema të ndryshme për vetëdijesimin e nxënësve.

Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 426 tiketa dhe 34 urdhëresa të realizuara.