Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë, sot ishim te familja e dëshmorit Nysret Bahtjar Gashi në Peqan.
Në këtë takim, kujtuam dhe nderuam jetën dhe veprën e tij heroike. I lindur më 15 tetor 1947, Nysreti u shqua për guximin dhe vendosmërinë e tij, duke rënë heroikisht më 27 mars 1989 në ballë të protestave kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Sakrifica e tij mbetet shembull frymëzues për brezat dhe simbol i rezistencës shqiptare. Kujtimi për dëshmorin Nysret Gashi do të jetojë përjetësisht në historinë dhe zemrat tona.
Lini një Përgjigje