“Ben Center” Suharekë &”Ada Group”, organizojen  debat publik, tema: Ndikimi i mjedisitpër fabrikën e përpunimit të produkteve ushqimore në Suharekë

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Ben Center” Suharekë &”Ada Group” Sh.A  Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:

Debat publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për fabrikën për përpunimin e produkteve ushqimore në Suharekë.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 29.07.2024 në ora 11:00  në Instituti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Avdyl Ramaj” (Shkolla e Mesme Profesionale)  e cila gjendet në Zonën Industriale në  Komunën e Suharekës, do të organizohet  debat publik nga Kompania “Ben Center” Suharekë &”Ada Group” Sh.A  Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us05web.zoom.us/j/6685368848?pwd=lKgSaVJh5akyMbtB74ww7WIvf9aZ6C.1&omn=87309585686

 Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së  për Kompaninë “Ben Center” Suharekë &”Ada Group” Sh.A  Prishtinë, për fabrikën për përpunimin e produkteve ushqimore në Suharekë.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.