Për nder të daljes Publike të UÇK- së në Iliron që ishte edhe dalja e parë në Therandë dhe rrethinë ,sot u bënë homazhe te Monumenti i vendosur pikërisht në istikamet e para të UÇK- së !
Fillimi i organizimit të njësiteve të UÇK për komunën e Therandës ( Njësiti Çeliku 50 dhe Lisi ),ishte një lëvizje strategjike e UÇK-së për shtrirje të teritoreve të lira dhe pengim të lëvizjeve të forcave okupatore serbe në rrugë magjistrale dhe një motivim për popullin e Therandës për Luftë për Liri!
Kjo ngjarje mbetet një moment historik dhe simbol i rëndësishëm i Luftës për Liri ! Fshati Dobërdelan u bë Kazermë për të gjithë ata luftëtarë të orëve të para të cilët erdhën dhe filluan shërbimin ndaj Atdheut.
Shumë prej luftëtarëve të kësaj ngjarjeje, ranë në Altarin e Lirisë, Reshat e Zaim Muça, Fetah Gega,Bahri Gollopeni,Haxhi Haxhaj,Avdyl Beqiraj, Xhavit Bajraktari,Rrustem Shala, Latif Gollopeni,Valdet Gashi, e shumë dëshmorë tjerë të cilët filluan ose shërbyen në Dobërdelan gjatë Luftës !
Për të nderuar këtë ngjarje, dëshmorët dhe gjithë ata luftëtarë të Lirisë që krijuan këtë ngjarje historike morrën pjesë; Behxhet Kuqi-Kryesus i KK Therandë,Destan Zekolli- Kryetar i Shoqatës së Veteranëve në Therandë,Adem Bytyqi- Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK , Gjeneral Enver Cikaqi- Zv Komandant i FSK, familje të dëshmorëve,bashkëluftarë , nxënës e mësimëdhënës të shkollës dhe qytetarë të fshatit Dobërdelan dhe fshatrave tjerë!
Lavdi dëshmorëve të Kombit, nderë dhe respekt për ata që patën guximin, vullnetin për të krijuar këtë ngjarje historike dhe për të shërbyer në Luftën e Lavdishme të UÇK-së!
Lini një Përgjigje