Para kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, nënkryetarës znj. Mihrije Suka, kryesuesit të Kuvendit z. Bexhet B.Kuçi dhe drejtorëve e udhëheqësve të njësive, përfaqsues të Proejktit:“Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”nga USAID, sot kanë prezentuar rezultatin e Gradimit të Komunës sonë për vitin që lamë pas.
Fillimisht kryetari Muharremaj, ka falenderuar të pranishmit për mbështetjën dhe për punën që kanë bërë për përmirsimin e rezultateve, ndërsa më pastaj ka kërkuar nga stafi i Komunës që ishin prezent që të jenë të vëmendshem dhe të korigjojnë lëshimet apo gabimet e bëra vitin e kaluar. Ndërkaq, znj. Maia Gogoladze, drejtoreshë e aktivitetit të USAID- Integriteti i Komunave të Kosovës është shprehur se permes këtij takimi do të shohim punën tonë të përbashkët dhe sukseset e arritura.
Sot këtu do të dëgjojmë propozimet dhe sfidat tuaja dhe do tu themi se bashkëpunimi me ju do të vazhdojë edhe në vitit tjera.
Para zyrtarëve Rezultatet i ka prezantuar Agim Salihu, zv drejtor i projektit i cili ka shtuar se nëse i shohim këto rezultate me pikët e arritura dhe përqindjen e prezantuar lirisht mund të them se Komuna e Suharekës ka një sukses shumë të mirë dhe ka një përmirësim të vazhdueshëm.
Lini një Përgjigje