Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka shpallur një kërkim një person të dyshuar në lidhje me grabitjen e armatosur dhe plagosjen e zyrtarit policor në argjendarinë në Suharekë.
Tashmë Policia ka arritur që ta identifikojë personin e dyshuar dhe ndaj tij është lëshuar fletë arrest nga organet e drejtësisë.Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319Një i vrarë, dy policë të plagosur dhe shtatë të arrestuar është bilanci total nga pasojat e grabitjes së një argjendarie në Suharekë që ndodhi më 22 nëntor.
Theksojmë se katër persona janë arrestuar gjatë aksionit policor të 30 nëntorit , ndërsa deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona.
Lini një Përgjigje