Muharremaj për ndarjen buxhetore: Bizneset e Suharekës, paguajnë tatim Qeverisë së Kosovës, shuma të mëdha

Ndihemi të diskriminuar por ndoshta Shtimja ka pasë nevojë më shumë.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se ndihen të diskriminuar nga Qeveria në shpërndarjen e fondeve për investime kapitale.

Bizneset e Suharekës që i paguajnë tatim Qeverisë së Republikës së Kosovës janë pas Prizrenit menjëherë. Do me thënë japim një financë shumë të madhe, mirëpo mjetet që na kthehen janë shumë të vogla”, tha ai në T7.

Tutje, Muharremaj që nuk deshi të ankohej shumë, tha se me buxhetin komunal do të mundohen që t’i kryejnë punët me sukses.

Për Shtimen e udhëhequr nga LVV-ja, Qeveria ka paraparë që në buxhetin e vitit të ri t’i ndajë 102.15 euro për kokë banori. Ndërsa për Suharekën, janë ndarë 1.77 euro për kokë banori.

“Ndoshta kanë pasë nevojë më shumë Shtimja. Ne në Suharekë punojmë më shumë. Mirëpo unë mbroj interesin e qytetarëve të Suharekës”, tha Muharremaj.