Aty ku shqiptarët e bashkuar në Kombëtaren e Shqipërisë, shënuan rezultat historik në kualifikimet për Euro 2024, të enjten e 30 nëntorit zbret kampioni i Kosovës, që poashtu tash e disa vite ka bërë bashkë futbollistë nga të gjitha trevat tona.
Fc Ballkani ndeshjën më të rëndësishme të deritanishme në UECL, do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, si nikoqir i Viktoria Plzen.Skuadra jonë që po ndërton në vazhdimësi rezultate historike në nivel të klubeve, çdo herë është mbështetur nga tifozët e të gjitha viseve shqiptare.
Andaj ky duel evropian, është edhe një mundësi për të qenë përsëri krahë njëri-tjetrit në stadiumin ikonik, në kërkim të një suksesi të radhës me përmasa evropiane.
“Le të dëgjojë gjithë bota mbarë,Kështu rri bashkë, gjithë populli shqipta”
Lini një Përgjigje