Komuna e Suharekës po vazhdon me projektin e hapjes së rrugëve fushore, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për banorët e zonave rurale, pasi lidhin fshatrat mes vete dhe krijojnë qasje më të lehtë drejt tokave bujqësore.
Njëra ndër rrugët më të rëndësishme që po hapet këto ditë është ajo që lidh Zonën Industriale të Shirokës me fshatrat Leshan dhe Tërrnje. Banorët e këtyre fshatrave kanë mirëpritur me entuziazëm hapjen e rrugës, duke e cilësuar si një investim që do të jetë në shërbim të tyre dhe jo vetëm.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se rrugët fushore kanë rol të pazëvendësueshëm për qytetarët, pasi shërbejnë jo vetëm për punimin e tokave, por edhe për qasje më të shpejtë në shërbime të tjera.
“Hapja e kësaj rruge krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me Zonën Industriale, duke u lehtësuar banorëve të Leshanit dhe Tërrnjes, por edhe gjithë qytetarëve, qasjen më të shpejtë jo vetëm në zonën industriale, por edhe në vetë qytetin e Suharekës,” theksoi ai.
Ky investim shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin rural dhe ekonomik të komunës, duke afruar edhe më shumë qytetarët me mundësitë e reja që ofron Zona Industriale e Suharekës.

















Lini një Përgjigje