Takim falënderues me gratë aktiviste për 26 vjet kontribut në PDK

Sot është mbajtur një takim me gratë aktiviste të partisë, të cilat përbëjnë një shtyllë kyçe në të gjitha proceset politike dhe organizative ndër vite. Takimi u organizua për t’i falënderuar ato për 26 vjet kontribut dhe angazhim të pandërprerë në shërbim të vizionit dhe vlerave të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe kandidati për deputet Arben Gega, i cili vlerësoi lart rolin e gruas në jetën politike dhe institucionale, duke theksuar se kontributi i grave ka qenë dhe mbetet vendimtar në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më demokratike.

Gjatë takimit u theksua po ashtu roli i rëndësishëm i Gruas Demokratike të Kosovës, e cila ka ditur të sjellë stabilitet, përkushtim dhe lidership në momente kyçe të historisë politike të vendit. Si shembuj frymëzimi u përmendën figura të shquara si kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ish-ministrja prof. dr. Justina Pula-Shiroka, si dhe udhërrëfyesja e proceseve të ndërkombëtarizimit, ambasadorja, ish-ministrja dhe tash sekretarja Vlora Çitaku.

Takimi u vlerësua si një moment reflektimi dhe motivimi për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët, me bindjen se roli i gruas mbetet thelbësor në të gjitha proceset vendimmarrëse.

👍 BASHKË PËRPARA
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenGega68