Suharekë: Komisioni Komunal i Zgjedhjeve vendos shtand informues për qytetarët

Edhe vetëm katër ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë ka vendosur një shtand informues në sheshin e qytetit, me qëllim që t’u ofrojë qytetarëve të gjitha informacionet e nevojshme rreth procesit zgjedhor.

Në këtë shtand, qytetarët mund të marrin sqarime për:

  • Ndërrimin e qendrës së votimit
  • Kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve
  • Regjistrimin e votuesve jashtë vendit

Komisioni fton të gjithë qytetarët që të vizitojnë shtandin dhe të informohen drejt për së drejti, në mënyrë që të jenë të përgatitur për ditën e zgjedhjeve.