Zyrtare: Ilir Daja vazhdon kontraten deri me 2026 me FC Ballkanin

Ballkani ka konfirmuar rinovimin e kontratës për trajnerin Ilir Daja edhe për dy vitet në vazhdim.

Daja padyshim ishte ndër më meritorët për suksesin e Ballkanit, që ndihmoi të prekin fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që nuk ishte arritur asnjëherë më parë nga asnjë skuadër kosovare.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh 🧡🖤

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!