Volejbollistët e Golden Eagle Theranda, janë shpallur kampionë të grupmoshës U18

Golden Eagle Theranda, në finalen e madhe e mposhti KV Skënderbeun 3-0 në sete, 25:17; 25:11 dhe 25:14.

Garat finale të të dyja grupmoshave, u zhvilluan në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).

Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FVK-së, medaljet e arta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, si dhe ish-kryetari i FVK-së m, Xhavit Mustafa, kurse të argjendtat nga Ilir Dedushi, anëtar i kryesisë së KV Skënderbeu.

FVK e përgëzon KV Golden Eagle Theranda për suksesin e arritur.