Mbreti Chares III ka konfirmuar “Projektligjin e Duhanit dhe cigareve elektronike” gjatë fjalimit të tij të parë si monark në Parlament

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që fëmijët e lindur pas vitit 2009 nuk do të mund të blejnë kurrë cigare në Angli.

Duke folur në parlament, Charles tha: “Qeveria ime do të prezantojë legjislacionin për të krijuar një “brez pa duhan” duke kufizuar shitjen e duhanit në mënyrë që fëmijëve të moshës katërmbëdhjetë vjeç e lart të mos mund t’u shiten kurrë cigare”

Edhe kryeministri anglez Rishi Sunak shpjegoi se masa do të thotë se “një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare dhe kështu ata dhe brezi i tyre mund të rriten pa duhan”.

Kryeministri u zotua gjithashtu të godasë shitjen e cigareve elektronike, duke thënë se duhet bërë më shumë për të kufizuar disponueshmërinë e tyre për fëmijët nën 18 vjeç.

Shpresohet se projektligji do të shohë deri në 1.7 milionë më pak njerëz që pinë duhan deri në vitin 2075 dhe potencialisht do të zhdukë plotësisht duhanin tek të rinjtë deri në vitin 2040.

Ironike dhe për të ardhur keq është që teksa bota çdo ditë edhe më shumë po bën politika për ta ndaluar duhanin dhe cigaret elektronike, tek ne IQOS akoma reklamohet online, reklamim i cili është i ndaluar me ligj.