Kompania e cila do të japë 3000 euro bonus për punëtorët që kanë fëmijë

“Sparco”, një kompani e aksesorëve të automobilave në Itali, tha të hënën se po miraton një ‘politikë për prindërit’ sipas së cilës do të japë një bonus prej 3000 euro bruto për punëtorët e saj që kanë një fëmijë ose birësojnë një në vitin 2024.

“Kjo ide me erdhi sepse ne jemi një kompani shumë e re,” shpjegoi Niccolò Bellazzini, menaxher i markës Sparco dhe një anëtar i bordit të drejtorëve të saj.

“Mosha mesatare e punonjësve tanë është nën 40 vjeç dhe 60% janë gra. Sparco është një prodhues që ka rrënjë të thella në zonën e Torinos, duke lulëzuar në kompetencën dhe njohuritë e 1700 punonjësve të saj.

Përkushtimi madhor i grave dhe burrave që punojnë në Sparco ditë e natë për ta bërë kompaninë një (shembull) përsosmërie italiane dhe globale në segmentet e saj të ndryshme të biznesit qëndron prapa lidershipit tonë në treg.

Megjithatë, performanca e shkëlqyer financiare dhe ekonomike e arritur gjatë pesë viteve të fundit nuk mund të jetë qëllimi i vetëm dhe përfundimtar.

Pa shpërndarjen e pasurisë, kulturën, shërbimet dhe mundësitë për komunitetin tonë korporativ dhe lokal, roli ynë social dhe ekonomik do të rrezikohej”. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka bërë ndryshimin e rënies së lindshmërisë në Itali një nga prioritetet e qeverisë së saj.

Burimi i ljamit: ANSA