Vlora Kryeziu ka fituar besimin e qytetarëve të Suharekës në zgjedhjet për Asamblenë Komunale, duke u renditur si më e votuara nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në qytet.
Nga gjashtë kandidatë të LDK-së që garuan në qytetin e Suharekës, Kryeziu arriti të marrë mbështetjen më të madhe, duke dëshmuar përkushtimin dhe besimin që gëzon te qytetarët.
Pas publikimit të rezultateve, ajo ka falënderuar të gjithë votuesit që ia besuan votën, duke theksuar se:
“Do të jem zëri i fuqishëm i qytetarëve në Asamblenë Komunale dhe do të përfaqësoj me dinjitet çdo qytetar të Komunës së Suharekës.”
Ky rezultat e pozicionon Vlorën si një ndër zërat më të rinj e më përfaqësues të LDK-së në nivel lokal, me synim për transparencë, bashkëpunim dhe zhvillim të komunës.






















Lini një Përgjigje