Qendrim Elshani, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka njoftuar rikandidimin e tij për Asamblenë e Kuvendit Komunal të Suharekës, duke theksuar përvojën dhe përkushtimin e deritanishëm në shërbim të qytetarëve.
Ai kujtoi se para katër vitesh ishte kandidati më i votuar i VV-së në Suharekë, si dhe më i mbështeturi nga diaspora, duke e cilësuar këtë si një besim dhe përgjegjësi të madhe për të punuar me guxim e vendosmëri.
“Të dashur familjarë, bashkëvendas dhe ju mërgimtarë, sot me të njëjtin ideal, me të njëjtin synim dhe me më shumë përvojë, po rikandidoj për Asamblenë e Kuvendit Komunal të Suharekës. E ardhmja e komunës sonë kërkon rini, guxim dhe vendosmëri, e unë jam i gatshëm të vazhdoj këtë rrugëtim bashkë me ju,” u shpreh ai.
Kandidati garon me numrin 21 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!





















Lini një Përgjigje