Nga Semetishti në Peqan, dëgjojmë shqetësimet, ndërtojmë zgjidhje /

Udhëtimi “Fshat-më-Fshat” po vazhdon në çdo cep të Therandës, me qëllim që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet në programin politik.

Në takimet e mbajtura dje, ekipit iu bashkuan edhe kandidatët për Asamblenë Komunale, znj. Marigona Bytyqi dhe znj. Arjana Karaxha. Ata vizituan fshatrat Semetisht, Nishor, Breshanc, Kastërc dhe Peqan, ku qytetarët ndanë shqetësimet e tyre për realitetin me të cilin përballen çdo ditë.

Banorët shprehën pakënaqësi për faktin se shërbimet më elementare shihen si privilegj politik dhe jo si të drejtë qytetare. Mungesa e ujit dhe kanalizimit në disa fshatra, qendrat shëndetësore të mbyllura, rrugët pa trotuare e të mbushura me mbeturina, hapësirat publike të lëna pas dore dhe problemet e fermerëve me mungesën e kanaleve ujitëse, ishin ndër temat kryesore të ngritura. Po ashtu, u theksua edhe mungesa e transportit për nxënësit e Peqanit, të cilët detyrohen të ecin kilometra çdo ditë për të ndjekur mësimin.

Ky tur po dëshmon përkushtimin për të dëgjuar qytetarët nga afër, për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar një Therandë ku besimi nuk blihet me lidhje, por fitohet me punë dhe dinjitet.