Mbështetja e parë nga qytetarët për Burhan Sejdiun – “Bushi” po zhvillon një fushatë ndryshe në Suharekë.
Në prag të zgjedhjeve lokale, qytetarët e Suharekës kanë filluar të shprehin mbështetjen e parë për kandidatët për Asamblenë Komunale. Mes tyre, veçohet kandidati i PDK-së, Burhan Sejdiu – i njohur ndryshe si Bushi, i cili po konsiderohet nga qytetarët si shembull i një fushate ndryshe dhe me mesazh kuptimplotë.
Në vend të fjalëve të zakonshme dhe thirrjeve për votë, Bushi ka zgjedhur të dëshmojë me punë konkrete. Në videon e tij të parë të publikuar në rrjete sociale, ai është parë duke pastruar amfiteatrin e Suharekës, i cili ishte mbuluar me mbeturina të shumta. Më pas, në një tjetër aktivitet, ai ka pastruar fushën e sportit në fshatin Leshan, duke larguar mbeturinat dhe duke prerë barishtet që kishin shndërruar hapësirën në një mini-xhungël.
Aktivitetet e tij nuk janë ndalur me kaq. Në një tjetër paraqitje, Bushi ka folur për pasionin e tij për aktrimin dhe për mungesën e kushteve të përshtatshme kulturore në Suharekë, duke rikujtuar vlerën e trashëgimisë kolektive dhe nevojën për një sallë funksionale të kulturës.
Qytetarët e kanë cilësuar fushatën e Bushit si “të freskët” dhe ndryshe nga ajo që janë mësuar të shohin. Për ta, fakti që një kandidat po flet për çështje si ambienti, rekreacioni dhe kultura, është tregues se në garën për Asamble po hyn një frymë e re.
Njëri nga qytetarët e shprehu qartë:
“Me shumë gjasë vota ime do të shkojë për Bushin si asambleist. Për kryetar nuk e di ende, por ky djalë po dallon me punë konkrete, e jo vetëm me fjalë.”

























Lini një Përgjigje