Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuqi” në Suharekë, më datë 18 dhe 20 Nëntor 2025, u zhvillua me sukses një ligjëratë profesionale me temën “Bullizmi”, e udhëhequr nga Arberije Kolgeci – MSc. e Infermierisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh infermierësh, mamish dhe profesionistësh shëndetësorë, të cilët patën mundësinë të diskutojnë rreth formave të bullizmit, ndikimit të tij në shëndetin mendor, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe parandalimit të hershëm të kësaj dukurie.
QKMF – Suharekë falënderon të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e treguar, duke theksuar se institucioni mbetet i përkushtuar të vazhdojë me aktivitete edukative që rrisin kapacitetet profesionale dhe kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit.
Informacione të rëndësishme rreth bullizmit
Çfarë është bullizmi?
Bullizmi përkufizohet si sjellje e qëllimshme dhe e përsëritur që synon të dëmtojë, frikësojë ose nënçmojë një person tjetër.
Format kryesore të bullizmit:
- Fizik: goditje, shtyrje, dëmtim i pronës
- Verbal: ofendime, tallje, kërcënime
- Social: përjashtim, përhapje thashethemesh, izolim
- Online (Cyberbullizmi): sulme përmes rrjeteve sociale, mesazheve dhe postimeve poshtëruese
Pasojat e bullizmit:
- Ankth dhe depresion
- Ulje të vetëbesimit
- Probleme në performancë në punë apo shkollë
- Pasoja të mundshme afatgjata psikologjike
Roli i institucioneve shëndetësore:
- Identifikimi i hershëm i shenjave të bullizmit
- Ofrimi i mbështetjes emocionale
- Referimi te specialistët për trajtim profesional
Parandalimi:
- Edukimi i fëmijëve dhe të rriturve
- Promovimi i respektit dhe empatisë
- Krijimi i ambienteve të sigurta në shkolla, institucione dhe komunitet




















Lini një Përgjigje