Muharremaj: Fitorja nuk lind rastësisht, ndërtohet me besim /

Kryetari i Komunës së Suharekës, i cili po e synon edhe një tjetër mandat për udhëheqje, Bali Muharremaj, tha se fitorja nuk lind rastësisht por, ndërtohet me besim.

Ai tha se bashkë me qytetarët do ta realizojnë fitoren. Qytetarët, ai i quajti frymë të këtij rrugëtimi.

“Ia kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, me duar të bashkuara, pas çdo suksesi të punës, se nuk do ta tradhtojmë njëri-tjetrin në momente të caktuar. Ju që flisni mirë, që shpërndani fjalë shprese dhe që besoni thellë, se bashkë me qytetarët do ta realizojmë fitoren, jeni fryma e këtij rrugëtimi”, shkroi Muharremaj i AAK-së në Facebook.