Të mërkurën, mësohen skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës

Derbi i qytetit në Suharekë dhe klasikja e futbollit kosovar, do zhvillohen të mërkurën në kuadër të gjysmëfinalës në Kupën e Kosovës.

Ballkani ka arritur fitore minimale ndaj Suharekës, me golin e Ismajlgecit në sekondat e fundit të ndeshjes, duke fituar derbin e parë në histori mes dy skuadrave që janë nga i njejti qytet.

Drita është nikoqire e Prishtinës, ndeshje e kthimit pritet të jetë mjaftë e luftuar nga dy skuadrat, të cilat dëshirojnë të prekin finalen e dytë, në tre vitet e fundit.

Suhareka është skuadër e cila ka bërë historinë, duke arritur gjysmëfinalen në vitin e themelimit, ndërsa në rast se arrijnë në finale, do ishte një nga historitë më të bukura në futbollin kosovar.