Hajrulla Çeku: Suhareka do të bëhet me stadium të ri

Kemi shpallur tri konkurse projektimi për tri objekte të rëndësishme sportive në vend.

Suhareka dhe Rahoveci do të bëhen me stadiume të reja futbolli, ndërsa Fushë Kosova me palestër të gjimnastikës.

Të trija komunat tashmë i kanë përfunduar me sukses procedurat e ndarjes së lokacioneve.

I ftojmë studiot e arkitekturës që të bëhen pjesë e këtyre konkurseve me projekte kreative e profesionale në shërbim të sportit e sportistëve tanë.

Vazhdojmë pa humbur kohë në konsolidimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030.