Përfaqsues nga Organizata japoneze “JICA”, të kryesuar nga Kimura Yumi, drejtore e Departamentit Global për Mjedis janë pritur sot në takim nga nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka me bashkëpunëtorë ku kanë diskutuar dhe kanë bërë analizë rreth Projektit :”Ngritja e kapacitetëve për Menaxhim të mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë faza e dytë”.
Nëkryetarja e Komunës, pasi ka përshëndetur të pranishmit, më pas ka falenderuar Organizatën japoneze “JICA”, për kontributin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar vazhdimisht në projektet që kryesisht kanë të bëjnë me një mjedis të pastër.
Ajo ka thënë se: “ju jemi shumë mirënjohës që së bashku me neve po bëni më të mirën për poipullin tonë, për qytetarët jo vetëm të Komunës sonë por në përgjithësi.
Ndërkaq, Kimura Yumi, drejtore e Departamentit Global për Mjedis, është ndarë e knaqur nga puna e mirë e Komunës sonë, ajo ka thënë se më vjen shumë mirë për Progresin e arritur në projektin e Menaxhit të mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë faza e dytë”
Në vazhdim të takimit nga koordinatori i Projektit, Fisnik Tahiri u prezentua suksesi dhe e arritura e këtij Projekti.
Lini një Përgjigje