Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot mori pjesë në fillimin e punimeve për hapjen e rrugës që të çon drejt lapidarit të Heroit të Kombit, Indrit Cara, në Gallushë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe figura të njohura të UÇK-së, ndër ta edhe Gezim Hazrolli, njëkohësisht ish pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryetari Muharremaj vlerësoi lart figurën e dëshmorit Indrit Cara, i cili ra heroikisht gjatë luftimeve me forcat serbe në vitin 1999, duke theksuar se sakrifica e tij mbetet frymëzim për gjeneratat e reja.
“Me këtë rrugë po mundësojmë qasje më të lehtë për qytetarët që vijnë të bëjnë homazhe dhe të vizitojnë lapidarin e Heroit Indrit Cara. Është detyrim i yni që veprën e tij ta nderojmë me përkushtim të vazhdueshëm,” u shpreh Muharremaj.
Ky projekt, përveçse lehtëson lëvizjen e qytetarëve, konsiderohet edhe si një akt nderimi për figurën e dëshmorit dhe kontributin e tij për lirinë e vendit.
























Lini një Përgjigje