Kryetari Muharremaj: Mërgata është zemra e Kosovës, nuk guxon të harrohet

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, po vazhdon takimet e përditshme me mërgatën tonë, në shenjë respekti dhe vlerësimi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin e vendit.

Sot, në zyrën e tij, ai priti mërgimtarë nga fshati Samadraxh, me të cilët bisedoi për ndikimin dhe kontributin që diaspora ka dhënë dhe vazhdon të japë për Komunën e Suharekës dhe mbarë Kosovën.

Në fjalën e tij, Kryetari Muharremaj theksoi:
“Mërgata është zemra e Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kontributi i tyre ndër vite, në çdo etapë të shtetndërtimit, të vlerësohet dhe kurrë të mos harrohet.”

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje, ai u dhuroi mërgimtarëve stemën e Komunës së Suharekës, simbol i nderimit për angazhimin dhe dashurinë që ata tregojnë për vendlindjen.