KQZ në Suharekë ligjëron me maturantët për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje /

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë sot ka mbajtur një ligjëratë me maturantët e Gjimnazit “Jeta e Re”, ku është diskutuar rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin zgjedhor.

Në këtë ligjëratë u theksua se zëri i të rinjve është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe se secila votë ka peshë të madhe në përcaktimin e drejtimit të komunës dhe më gjerë.

“Çdo votë ka rëndësi, por veçanërisht vota e të rinjve sjell energji, ide të reja dhe vizion për zhvillim,” u theksua gjatë diskutimit.

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të gjeneratës së re për përgjegjësinë qytetare dhe rolin që ata kanë në proceset demokratike.