Komuna e Suharekës mban takimin e radhës të KKSB-së

Komuna e Suharekës ka zhvilluar sot takimin e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan tema me rëndësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KKSB-së shqyrtuan dhe miratuan procesverbalin nga mbledhja e kaluar, trajtuan çështjen e mbrojtjes së pyjeve nga dëmtuesit ilegal, si dhe u informuan mbi fillimin e vitit të ri shkollor dhe sigurinë në institucionet arsimore.

Po ashtu, Policia e Kosovës Stacioni në Suharekë prezantoi analiza dhe të dhëna mbi gjendjen e sigurisë, përfshirë rastet e vjedhjeve dhe masat parandaluese.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte roli i KKSB-së në ofrimin e mbështetjes për këshillat e shkollave dhe nxënësit, me qëllim parandalimin dhe eliminimin e dukurive negative.

Ky takim konfirmoi përkushtimin e institucioneve komunale, Policisë dhe përfaqësuesve të komunitetit për të bashkërenduar veprimet në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Suharekës.