Një histori që nisi në zemrën e Ballkanit po vazhdon me guxim drejt kapitullit të radhës në arenën evropiane. Klubi ynë është gati për të përfaqësuar me krenari Republikën në skenën ndërkombëtare, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga sfida e parë në rrethin e dytë të UEFA Conference League.
Përballja e radhës do të jetë ndaj skuadrës malteze FC Floriana, një duel që pritet me emocione dhe përkushtim maksimal.
Për klubin, ky nuk është vetëm një ndeshje futbolli – është një përgjegjësi, një mision për të përfaqësuar me dinjitet emrin dhe flamurin që mbajmë. Jemi më shumë se një ekip futbolli; jemi simbol i përfaqësimit europian të Republikës.
Tifozët janë të ftuar të jenë pjesë e kësaj rruge, me besim dhe zemër, në mbështetje të pandalshme të një skuadre që synon të shkruajë histori.
Lini një Përgjigje