Gelanca i jep mbështetje të fuqishme Bali Muharremajt /

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherësh kandidati për një mandat të ri, Bali Muharremaj, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët e Gelancës.

Në këtë tubim, pritja e jashtëzakonshme dhe mbështetja e fuqishme e banorëve treguan qartë se bashkimi i qytetarëve është forca më e madhe që garanton fitore. Muharremaj u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë dhe theksoi se ky entuziazëm është energjia që e shtyn atë dhe ekipin e tij të vazhdojnë me vendosmëri rrugën e filluar.

“Gelanca sonte na e dha edhe njëherë mesazhin e qartë se kur qytetarët bashkohen, fuqia e tyre është e pakrahasueshme. Pritja e ngrohtë, fjala e mirë dhe besimi që shprehu çdo qytetar aty, na japin forcën për të ecur edhe më të vendosur drejt fitores”, u shpreh Muharremaj.