Franco Foda vazhdon kontratën me Kombëtaren e Kosovës edhe për dy vite /

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se trajneri Franco Foda do të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren e Kosovës edhe për dy vite të tjera.

Pas negociatave të suksesshme me FFK-në, është arritur marrëveshja që Foda të mbetet në krye të “Dardanëve” deri në vitin 2027.

Nën drejtimin e tij, Kosova ka treguar rritje në performancë dhe ka rikthyer besimin te tifozët, ndërsa qëllimi kryesor i kontratës së re pritet të jetë kualifikimi në Kampionatin Evropian 2028.

Federata ka bërë të ditur se bashkëpunimi me trajnerin gjerman do të vazhdojë me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe stabil në arenën ndërkombëtare.