Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zyrtarisht nisjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të saj.
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës në Therandë njofton të gjithë aktivistët e interesuar se periudha për dorëzimin e deklaratave të kandidaturës është e hapur nga data 24 korrik deri më 08 gusht 2025, në ora 17:00.
Për të qenë pjesë e këtij procesi, kandidatët duhet të dorëzojnë:
Deklaratën e kandidaturës;
Një kopje të letërnjoftimit;
Një kopje të kartës së anëtarësisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE.
Pas pranimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të parapara në Statut dhe Rregullore, duke garantuar një proces transparent dhe demokratik.
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt përgatitjeve për zgjedhjet lokale, dhe synon përfshirjen e gjerë të aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes në vendimmarrje.

















Lini një Përgjigje