Sot në fshatin Bukosh është përkujtuar Genc Zyba, sportisti i njohur i volejbollit nga Suhareka, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e sportit vendor.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë, sportistë, shokë dhe bashkëfshatarë të Gencit, të cilët evokuan kujtime dhe vlerësuan lartë kontributin e tij në sportin suharekas.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, i cili në fjalën e tij u shpreh:
“Genc Zybën nuk do ta harrojmë kurrë. Kjo dëshmohet nga të gjithë ne, duke qenë gjithmonë prezent në Bukosh. Përkushtimi i organizatorëve për Turnirin Tradicional të Volejbollit ‘Genc Zyba’ është dëshmi e gjallë e respektit ndaj figurës së tij.”
Në kuadër të kësaj dite u shpall edhe hapja zyrtare e Turnirit Tradicional të Volejbollit “Genc Zyba”, i cili mbahet çdo vit në nderim të tij.









Lini një Përgjigje