Elona Krasniqi, kandidate për Asamblenë Komunale në Suharekë /

Elona Krasniqi, e lindur dhe rritur në Suharekë, garon me numrin 29 për Asamblenë Komunale nga radhët e PDK-së.

Ajo përfaqëson një brez të ri me vizion evropian dhe dije të fituara brenda dhe jashtë vendit.Pas arsimit fillor në shkollën “7 Marsi” dhe të mesëm në drejtimin “Laborant i Kimisë” në “Avdyl Rama” Shirokë, Elona vazhdoi studimet në Gjuhë Angleze në Kolegjin AAB, të cilat i përfundoi në Norvegji, në NLA College University, Bergen, në programin Intercultural Studies.

Përvoja e saj profesionale përfshin punë në menaxhim dhe shërbim ndaj klientëve, agjente në call center për klientë anglisht-folës, si dhe angazhime në fushën e marketingut e promovimit për kompani të njohura.

Me përkushtim, energji dhe aftësi ndërkulturore, Elona Krasniqi synon të sjellë transparencë, barazi dhe përfshirje të të gjithëve në vendimmarrje, duke qenë zëri i një gjenerate të re në Asamblenë Komunale.

Me Elona Krasniqin për një Suharekë më gjithëpërfshirëse, moderne dhe me vizion evropian!