Golden Eagle Ylli nuk ndalet me përforcimet për sezonin 2025/2026. Klubi ka zyrtarizuar ardhjen e amerikanit Dwayne Cohill, një gardë dinamike me eksperiencë të pasur në NCAA dhe basketbollin evropian.
Sezonin e kaluar, 26-vjeçari nga Cleveland (SHBA) ishte ndër lojtarët më të spikatur të kampionatit sllovak me BK Spišskí Rytieri, ku regjistroi një mesatare mbresëlënëse prej 17.5 pikësh, 4.1 asistimesh dhe 3.5 kërcimesh për ndeshje, duke treguar efikasitet të lartë në sulm dhe vizion të mprehtë në organizimin e lojës.
Karriera e Cohill ka nisur në Shtetet e Bashkuara me Universitetin Dayton (2018–2021), për t’u shpërthyer më pas me Youngstown State University (2021–2023), ku përfundoi si një nga lojtarët më të mirë të ligës Horizon me mesatare mbi 18 pikë për ndeshje. Hapi i tij i parë profesional jashtë Amerikës erdhi në Itali me Fortitudo Agrigento në Serie A2 (2023/2024), ndërsa aventura evropiane vazhdoi në Sllovaki.
Tani, Suhareka do të jetë shtëpia e re e Dwayne Cohill, ku pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të Yllit në sezonin jubilar të 50-vjetorit të klubit, me objektiva të qarta për tituj dhe sukses në arenën ndërkombëtare.
Mirë se erdhe, Cohill – le të shkruajmë histori së bashku!

Lini një Përgjigje