Burhan Sejdiu – BUSHI, kandidon me numrin 30 për Asamblenë Komunale në Suharekë /

Burhan Sejdiu, i njohur për qytetarët e Suharekës dhe më gjerë si BUSHI, kandidon me numrin 30 për Asamblenë Komunale në Suharekë nga radhët e PDK-së.

I dalluar për kontributin e tij të madh në jetën kulturo-artistike, në bamirësi dhe në aktivitete socio-ambientaliste, Burhani është një emër i lidhur ngushtë me artin dhe teatrin, të cilin e mbajti gjallë në Suharekë edhe në kohët kur mungonte përkrahja institucionale.

Me energjinë dhe karizmën e tij, ai ka qenë gjithmonë pranë komunitetit si një zë i fortë për kulturën dhe shoqërinë. Përveç angazhimeve në art, Burhani njihet si ndër ekspertët më të certifikuar në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, me mbi 10 vite përvojë në menaxhimin e emergjencave.

“Me Burhan Sejdiun – BUSHIN, për kulturë, siguri dhe një Suharekë më aktive e gjithëpërfshirëse!” – thuhet në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.