Janë mbyllur ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, me duele plot emocione dhe gola vendimtarë në minutat e fundit.
Në Suhareke, Ballkani arriti të barazojë në minutat e fundit, duke e mbyllur takimin me rezultat 1:1. Gjilani humbi një mundësi të artë për t’i arkëtuar tri pikë, ndërsa kampionët aktualë shpëtuan nga humbja falë një reagimi të vonshëm.
Ndërkohë, Malisheva ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur Prishtinën e Re dhe duke marrë tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës.
Superliga po hyn në një fazë gjithnjë e më të fortë dhe çdo pikë po bëhet vendimtare për objektivat e skuadrave.





















Lini një Përgjigje