Bali Muharremaj sjell frymë të re në Asamble Klodiana Lumi, zëri i kujdesit nga Bllaca

Në kuadër të prezantimit të kandidatëve për Asamblenë Komunale, kryetari Bali Muharremaj po sjell një frymë të re përfaqësimi, me theks të veçantë tek gratë e zonës. Një ndër to është Klodiana Lumi nga fshati Bllacë.

E njohur për profesionalizmin e saj si infermieri, Klodiana Lumi do të jetë zëri i kujdesit dhe përkushtimit për qytetarët e Suharekës. Me një përvojë të gjatë në shërbimin shëndetësor dhe me një ndjeshmëri të veçantë për nevojat e komunitetit, ajo angazhohet për një Suharekë më të shëndetshme dhe më të drejtë për të gjithë.

E gatshme për t’i përfaqësuar qytetarët me dinjitet dhe ndershmëri, Klodiana vjen si një zë i ndryshimit që ndërtohet mbi punë të palodhshme dhe përkushtim profesional.