Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka bërë një premtim të ri gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një paraqitje përmes një videoje në rrjetet sociale, Muharremaj ka premtuar se Suhareka do të ketë qasje në internet falas (Wi-Fi) në të gjithë territorin e qytetit brenda katër viteve të ardhshme.
Po ashtu, ai ka paralajmëruar se gjatë mandatit të ardhshëm synon të realizojë edhe digjitalizimin e plotë të komunës, duke e bërë Suharekën një hapësirë më moderne dhe të qasshme për qytetarët.
Premtimet e Muharremajt janë pjesë e planit të tij për transformimin teknologjik të komunës, në funksion të shërbimeve më efikase dhe përfshirjes së të gjithë qytetarëve në epokën digjitale.





















Lini një Përgjigje