Intervistë me Fatos Berishën, regjisor i njohur, drejtues i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të metrazhit të gjatë dhe të mesëm – PriFest. Edicioni i radhës i PriFest fillon nesër prej orës 19.
PriFest është një festival unik në vendin tonë. Është i vetmi Festival
Ndërkombëtar i Filmit me filma të metrazhit të gjatë dhe të mesëm në konkurrencë që zhvillohet në Kosovë. Posedon segmentin ndërsektorial në aktivitetet e tij shumëdimensionale.
Së pari duke trajtuar elementin e të drejtave të njeriut përmes shfaqjes së filmave për rritjen e ndërgjegjësimit për të gjitha grupet e margjinalizuara në shoqëri duke përfshirë gratë, të rinjtë, komunitetin LGBT, pakicat etnike etj. Aktiviteti i dytë që PriFest e konsideron si shumë të rëndësishëm është ndërgjegjësimi i audiencës për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, si dhe synimi për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm.
Fatos Berisha është regjisor i filmit, teatrit dhe televizionit. Në vitin 2010 mori titullin Master për regji. Ka vijuar kurse të ndryshme profesionale në Londër, përfshirë atë në Royal Court Theatre në vitin 2000, dhe National School for Film and Television në vitin
2002. Ndërsa në vitin 2004 ai vijoi International Residency, progamin e Ambasadës amerikane për Menaxhimin kulturor. Ka punuar në shumë projekte në teatër, film dhe televizion, duke përfshirë regjinë e mbi 290 episodeve të serialit televiziv shumë të
njohur ‘Familja Moderne’, të transmetuar në televizionin publik të Kosovës (RTK). Më 2019, përfundoi filmin e metrazhit të gjatë me titullin ‘Cirku Fluturues’ ku Fatos Berisha ishte skenarist dhe regjisor. Nga 2011-2013 ishte drejtor i Qendrës Kinematografike të
Kosovës. Udhëheqës artistik i Teatrit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren, si dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe i Parlamentit Kulturor Evropian.
Prifest ka sjellë qindra mysafirë, kineastë nga katër anët e globit që erdhën në Prishtinë e Kosovë për herë të parë, me mijëra premiera të filmave artistikë, e sa e sa miqësi të reja që u nisën në PriFest e sollën bashkëpunime të reja, filma të rinj…
Gazeta Express: Kthim në retrospektivë. PriFest këtë vit shënon edicionin e 15-të me radhë, a mund ta ngrehni një paralele krahasimi nga edicioni i parë deri këtë vit. Shkurt, si evoloi festivali ndër vite?
Fatos Berisha: Kaluan 15 vite nga edicioni i parë. Në një mënyrë, nga perspektiva e jonë, e stafit të brendshëm, çdo edicion duket si i pari. Nga pikëpamja e sfidave organizative është fjala. Në anën tjeter, kur e mendoj si ka ecur përpara vetëm nga aspekti teknologjik për shembull, kur viteve të para projektonim filma në shiritin 35mm, tani jemi në kohën digjitale, duket se kanë kaluar 150 ejo 15 vjet. Kur i kujtoj ata qindra mysafirë, kineastë nga katër anët e globit që erdhën në Prishtinë e Kosovë për herë të parë, me mijëra premiera të filmave artistikë, e sa e sa miqësive të reja që u nisën në PriFest e sollën bashkëpunime të reja, filma të ri e besa edhe martesa të reja.
Kemi pranuar shumë falenderime nga kineastët e gjitha kontinenteve, sepse këta filma, të metrazhit të mesëm, hasin në vështirësi të shfaqen nëpër festivale, e besa edhe televizione e platforma
GE: PriFest është festivali i vetëm në të cilin përfshihet kategoria garuese e filmave të metrazhit të mesëm. Çka është karakteristike për këtë kategori dhe sa është e zhvilluar në Kosovë?
Berisha: Jemi të lumtur dhe krenar që kemi këtë kategori filmike, unike për festivalet në Ballkan. Një format i pazakonshëm, filmat me gjatësi nga 25-60 minuta, pra në mes të filmit të gjatë dhe të shkurtër. Kemi pranuar shumë falenderime nga kineastët e gjitha kontinenteve, sepse këta filma hasin në vështirësi të shfaqen nëpër festivale, e besa edhe televizione e platforma. E kujtoj që një edicion të PriFest-it edhe regjisori boshnjak fitues i çmimeve Oscar dhe Berlinale kishte sjellë tek ne një film të metrazhit të mesëm.
PriFest ka mision kontributin tonë për zhvillimin e industrisë vendore filmike, këtë e ka bërë me shfaqje të filmave e sidomos me platformen industriale PriForum – Prishtina Film Forum, përmes të cilit ka kaluat pothuaj çdo film (i mirë) i Kosovës, si në prezantime, trajnime për skenar, gara të projekteve, punëtori, takime me distributorë e selektorë festivalesh
GE: Keni thënë që jeni të lumtur që do ta hapni dhe mbyllni programin garues me filma që janë koprodukione me Kosovën. Si e shihni kinematografinë kosovare në hartën kinematografike rajonale (si po ndikon PriFest në këtë drejtim)?
Berisha: E vertetë. Ka disa vite që e hapim festivalin me filma te Kosovës, apo bashkeprodhime me Kosovën. Dhe kjo jo pse ata janë të Kosovës, por pse janë të mirë. Kjo flet për rritjen e kualitetit të filmave tanë dhe kjo duhet të na gëzojë të gjithëve. Ne si PriFest e kemi mision kontributin tonë për zhvillimin e industrisë vendore filmike. Dhe atë e kemi bërë me vite, me shfaqje të filmave e sidomos me platformen industriale PriForum – Prishtina Film Forum, përmes të cilit ka kaluat pothuaj çdo film (i mirë) i Kosovës, si në presentime, trajnime për skenar, gara të projekteve, punëtori, takime me distributorë e selektorë festivalesh etj.
PriFest është festivali i vetëm në rajon që tashmë 10 vjet ka program special filmik për filma me subjekte nga komunitetet LGBTIQ+, të titulluar LetItBe Films
GE: PriFORUM u krijua me qellim që pos tjerash kineastët nga Kosova dhe vendet fqinje të përfitojnë në fushën kinematografike. Sa ka dhënë rezultat kjo platformë deri sot?
Berisha: Rezultatet janë konkrete. Ne shohim filma që pasi kanë kaluar përmes PriForum-it, arrijnë në festivalet më të mëdha botërore. Shembulli më i mirë është filmi ‘Zgjoi’ që ishte në PriForum para disa vjetësh kur ishte ende në fazën e skenarit. U prezentua si projekt në garën Beet Pitch e ku në juri të PriForumit ishte selektorja e Sundance Film Festival, Kim Yutani. Asaj i pëlqeu projekti dhe e ka përcjellë me vite derisa filmi është bërë. Natyrisht, filmi ishte i mirë dhe ajo e përzgjodhi për Sundance. Vazhdimin e suksesit të filmit tashmë e dimë.
GE: PriFest ka po ashtu një program të veçantë për filmat me temë LGBTQ.
Berisha: Ne jemi krenarë që PriFest është festivali i vetëm në rajon që tashmë 10 vjet ka program special filmik për filma me subjekte nga komunitetet LGBTIQ+, të titulluar LetItBe Films. Ky program kishte filluar si bashkëpunim me festivalin e mirënjohur OutFest nga Los Angeles.
Lini një Përgjigje