Armend Krasniqi, i lindur në fshatin Studençan, është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës me numrin 4 në listën e PDK-së. Ai ka përfunduar studimet dhe masterin në Universitetin e Prishtinës, ndërsa aktualisht është Nënkryetar i Degës së PDK-së në Suharekë.
Prej katër vitesh, Krasniqi udhëheq Drejtorinë e Shërbimeve Pronësore, Juridike dhe Kadastrale, e cila njihet si një nga drejtoritë më të suksesshme në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij mandati ai është dalluar jo vetëm për menaxhimin e suksesshëm, por edhe për paraqitjet e tij në Kuvendin Komunal, ku ka fituar respekt e lavdata si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.
Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij, Armend Krasniqi premton përfaqësim të fuqishëm, zhvillim dhe qeverisje efikase në Suharekë.
Lini një Përgjigje