Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ram Bllaca”, në fshatin Bllac të Suharekës, është mbajtur takimi i Këshillit Drejtues të Shkollës, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Gjatë këtij takimi është miratuar Plani i Evakuimit, ndërsa është marrë vendim për shqyrtimin e Planit Zhvillimor të Shkollës dhe është formuar ekipi punues për këtë proces.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe disiplina e nxënësve, vijueshmëria në mësim dhe respektimi i rregullave të shkollës.
Nga ky takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë akterëve shkollorë për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit.
Në fund, shkolla ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre.














Lini një Përgjigje