Suharekë – Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me Organizatën “Mëshqerra”, ka nënshkruar marrëveshje për shpërndarjen e 50 mëshqerrave barrëse të racës Holstein për 50 familje fermere të komunës.
Sipas Drejtorisë së Bujqësisë në Suharekë, vlera e këtij projekti arrin në 125 mijë euro, ndërsa synimi është mbështetja e fermerëve dhe zhvillimi i mëtejshëm i sektorit të blegtorisë.
Komuna e Suharekës ka falënderuar Organizatën “Mëshqerra” dhe veçanërisht drejtoreshën Florentina Kida për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj fermerëve të komunës.


















Lini një Përgjigje