Takim i PDK-së në Vraniq, mbështetje e fuqishme për kandidatin Arben Gega

Vraniqi, një vend me histori dhe kontribut të çmuar për Kosovën, ishte sot nikoqir i një takimi mobilizues të Partisë Demokratike të Kosovës. Banorët e këtij lokaliteti dëshmuan unitet, mikpritje dhe besim për të ecur së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë.

Në këtë takim u theksua në veçanti kandidati për deputet Arben Gega (nr. 68), i cili gëzon mbështetje të madhe në mesin e qytetarëve të Suharekës. Gega u vlerësua për angazhimin, përkushtimin dhe gatishmërinë për ta përfaqësuar denjësisht zërin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Përkrah tij ishte edhe kandidati për deputet Enver Hoxhaj (nr. 4), ndërsa u ritheksua vizioni i kandidatit për Kryeministër Bedri Hamza, si dhe angazhimi i PDK-së për zhvillim dhe stabilitet.

Me PDK-në nr. 130, rrugëtimi drejt fitores po vazhdon me vendosmëri.