Shënohet 1-vjetori i ndarjes nga jeta i Miftar Zibës, oficer dhe atdhetar i përkushtuar

Sot shënohet 1-vjetori i ndarjes nga jeta i Miftar Zibës, oficer madhor dhe atdhetar i devotshëm, i cili i shërbeu Kosovës me nder, guxim dhe përgjegjësi, pa kërkuar kurrë privilegje personale.

Gjatë veprimtarisë së tij, Miftar Ziba u shqua për përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe ndërtimit të institucioneve shtetërore, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në periudhat kyçe të rezistencës dhe organizimit për liri.

Si bashkëpunëtor i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit, ai kontribuoi drejtpërdrejt në organizimin e rezistencës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

Kujtimi dhe vepra e Miftar Zibës do të mbeten të gjalla në ndërgjegjen kombëtare, si shembull i shërbimit të ndershëm dhe sakrificës për atdheun.