Një rast hetimi i vdekjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Suharekë.
Sipas informatave zyrtare, më 14 dhjetor 2025, rreth orës 21:50, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është sjellë një femër pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet përkatëse.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

















Lini një Përgjigje