Ligjëratë profesionale në QKMF “Rexhep Kuçi” mbi temën “Kanceri i qafës së mitrës”

Sot në QKMF “Rexhep Kuçi” u mbajt me sukses ligjërata e planifikuar me temën “Kanceri i qafës së mitrës”, një aktivitet me rëndësi të veçantë për ndërgjegjësimin dhe edukimin shëndetësor të komunitetit profesional.

Ligjërata u zhvillua në sallën e trajnimeve dhe u udhëhoq nga Dr. Drita Kabashi – Gjinekologe, ndërsa ishte e akredituar nga OMK me 2 pikë.

Gjatë sesionit u trajtuan çështje kyçe që lidhen me:

  • parandalimin e kancerit të qafës së mitrës,
  • diagnostikimin e hershëm,
  • qasjet bashkëkohore në menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë, të parashtrojnë pyetje dhe të shkëmbejnë përvoja profesionale, duke e kthyer aktivitetin në një ligjëratë tejet të vlefshme dhe ndërgjegjësuese.

QKMF “Rexhep Kuçi” falënderon të gjithë profesionistët shëndetësor, si nga sektori publik ashtu edhe privat, për interesimin dhe pjesëmarrjen aktive.

Mirënjohje e veçantë i kushtohet Dr. Drita Kabashit për kontributin, përgatitjen dhe qasjen profesionale në realizimin e kësaj ligjërate.