Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” organizon ekspozitën “Takohemi në Ekspozitë” më 6 dhjetor në Suharekë

Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë”, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës dhe Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, organizon më 6 dhjetor një ekspozitë të veçantë me temën “Takohemi në Ekspozitë”.

Përveç ekspozitës artistike, do të zhvillohet edhe një tryezë diskutimi, ku pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme institucionale. Ndër të pranishmit do të jenë:

  • Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,
  • Avokati i Popullit, Naim Qelaj,
    si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë dhe shoqërisë civile.

Aktiviteti mbahet më 6 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Ky organizim synon të promovojë përfshirjen, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara përmes artit dhe dialogut shoqëror.