Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë kolonel Massimo Giuliano me bashkëpunëtorë ka qëndruar për vizitë në mediumin e pavarur ‘Radio Vala’ 98.3FM dhe D Channel, prej nga ka parë nga afër procesin e punës dhe të shtrirjes së frekuences.
Kolonei Giuliano, është pritur në takim nga Shpejtim Ndrecaj, Drjetor Eksekutiv i ‘Radio Vala’ dhe D Channel, nga i cili është njoftuar mbi punën, sfidat, sukseset dhe skemën programore nacionale të ‘Radio Vala’ si dhe prodhimet e D Channel, kanal televiziv i ofruar nga Vista SH.P.K
Ndryshe, ‘Radio Vala’ është Radio Lokale me shtrirje në rrjetin tokësorë në qytete dhe fshatra të Komunës së Suharekës dhe më gjër të regjionit të Prizrenit, duke mbuluar ligjërisht 80 % të territorit si dhe dëgjueshmeri në tërë Botën nëpërmjet www.radiovala.net.
Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë kolonel Massimo Giuliano, me këtë rast ka pgëzuar stafin drejtues dhe punonjësit për punën dhe bashkëpunimin e mirë të ndsjellë, ndër vite.
Lini një Përgjigje