Qendra e Biznesit në Suharekë ka mbajtur takimin e rregullt për vitin 2025

Hapjen e takimit e bëri kryetari i Qendrës së Biznesit, z. Refki Zogaj, i cili përshëndeti kryesinë dhe bordin e Qendrës së Biznesit.

Në rend të ditës u diskutua për problemet dhe projektet që kjo qendër do të realizojë gjatë vitit 2025, duke përfshirë projekte të mëdha për zonën industriale, si: ujësjellësi, elektrifikimi dhe ndriçimi rrugor, si dhe lirimi dhe mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese në zonë.

Po ashtu, u diskutua edhe për anëtarësimin e bizneseve në Qendrën e Biznesit në Suharekë.

Në këtë takim u plotësua edhe numri i anëtarëve të bordit, ku me vota unanime nga bordi i Qendrës së Biznesit, si anëtar i ri u zgjodh z. Shpejtim Ndrecaj. Ai do të shërbejë gjithashtu edhe si zëdhënës për media i Qendrës së Biznesit në Suharekë.